Vret familjen për shkak të Selena Gomez

foto56

Një mashkull nga Oklahoma është arrestuar për vrasje të nënës, motrës dhe dy fëmijëve të tij. Thuhet se motivet e vrasjes lidhen me adhurimin qe ai ka për këngëtaren Selena Gomez.

Pak ditë para vrasjes makabër, ai kishte shkruar në faqen e tij në Facebook:

“Dua që ajo të bëhet gruaja ime deri në vdekje. E dua atë më shumë se zotin, nënën time, babain, Jezusin dhe veten time. Do të isha në gjendje të bëja gjithçka vetëm për të fituar mundësinë të rrija me të 30 minuta”, kishte shkruar Daniel Green.

Dyshimet se vrasja mund të jetë bërë për shkak të adhurimit që Daniel ka për këngëtaren Gomez janë hedhur nga psikologu Steven Sternlof i cili ka thënë se raste të tilla janë të shpeshta dhe persona që adhurojnë një të famshëm janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm për të fituar vëmendjen e tij ose saj.

Responses are currently closed, but you can trackback from your own site.
No comments yet - you should start the discussion!
Designed and Developed by Genuine-Web